VIDEO/ Hysaj rilind me Sarrin, mbrojtësi shkodran shkëlqen përballë të shkuarës dhe fiton derbin e shqiptarëve

Hysaj dhe Sarri ribashkohen përsëri dhe tregojnë se janë një dyshe që dinë të punojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin. Përballja e parë në Serie A për këtë sezon ishte ndaj një kundërshtari që të cilin e njohin mjaft mirë, Empoli. Dikur prej aty do të bënin emrin e tyre në Itali, që do i sillte edhe hedhjen e hapit madhor për tu bërë pjesë e Napolit.

Hysaj rilind përsëri nën urdhërat e Sarrit, teksa shkëlqen në fushë përballë ish-skuadrës së tij. Mbrojtësi shkodran fiton derbin e shqiptarëve me Bajramin dhe Ismajlin, të cilët kanë bërë një paraqitje të mirë individuale për Empolin.

Ndeshja përfundoi në shifrat 3-1 për Lacion. Takimi u zhbllokua që në minutën e 4-t, kur Bajrami jep një asist për Bandinelin që e dërgon topin në rrjetë. Bardhakltrit kundërpërgjigjen vetëm dy minuta më pas me Milinkoviç-Saviç, ndërsa po në pjesën e parë do të gjenin edhe dy herë rrugën e rrjetës me Lazarin dhe Imobilen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online