Legia e Varshavës ka mposhtur me rezultatin 2-0 Visla Plokun. Goli i parë u shënua nga 11 metrat nga Josue në minutën e 14 të takimit, ndërsa i dyti mban autorësinë e Ernest Muçit. Sulmuesi shqiptar hyn nga stoli në pjesën e dytë të ndeshjes dhe pak momente para se të dëgjohej vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit vulos njëherë e mirë fitoren e Legias.
Sapo hyn në zonë, Muçi lëshon një goditje të fuqishme në kuadratin e Vislës. Predha e tij ndalet në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi për ta pritur portierit kundërshtar. Ish-lojtari i Tiranës konfirmon formën e mirë që po gëzon këtë sezon, ku ka qenë disa herë protagonist me golat dhe asistet e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/