Liga e Kombeve ka nisur me surpriza. Hungaria siguroi ngjitjen në Ligën A, ku shorti e dërgoi në grupin e ferrit Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë. Por emrat e mëdhenj nuk e kanë trembur aspak, duke bërë sot befasinë e madhe.
Hungaria ka mposhtur Anglinë me rezultatin 1-0. Takimi u vendos nga një penallti në minutën e 66. Szoboszlai fitoi duelin me portierin e Anglisë nga pika e bardhë e 11 metrave dhe i dha kështu fitoren Kombëtares së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/