Shqipëria nuk ka mundur të marrë asnjë fitore në këto dy miqësore të muajit mars. Kuqezinjtë janë mposhtur sot me rezultatin minimale me rezultatin 1-0 nga Suedia. Shqipëria humb, por largohet me kokën lart nga Stokholmi. Pas asaj ndeshjeje të dobët ndaj Kilit, djemtë e Silvinjos reaguan në mënyrën e duhur dhe treguan se e meritojnë plotësisht pjesëmarrjen në Euro 2024.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 62-të, kur Lindsoni e dërgoi topin me kokë në rrjetën e mbrojtur nga Strakosha. Kombëtarja pati rastet e saj, por fati nuk ishte në krahun e kuqezinjve. Vlen për t’u vlerësuar edhe paraqitja e Armando Brojës, i cili vuri jo pak në vështirësi mbrojtjen suedeze. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/