“Nuk e meritonim humbjen”, Mario Mitaj flet edhe për merkaton: Dija që do të vinin skautë nga Juventusi

Shqipëria nuk ka mundur të marrë asnjë fitore në këto dy miqësore të muajit mars. Kuqezinjtë janë mposhtur sot me rezultatin minimale me rezultatin 1-0 nga Suedia. Shqipëria humb, por largohet me kokën lart nga Stokholmi. Pas asaj ndeshjeje të dobët ndaj Kilit, djemtë e Silvinjos reaguan në mënyrën e duhur dhe treguan se e meritojnë plotësisht pjesëmarrjen në Euro 2024. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Mitaj: “Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavarësisht rezultatit. Rezultati nuk ishte i drejtë për ne, nuk e meritonim këtë humbje. Unë bëj në fushë atë që kërkon trajneri. Kur më kërkon trajneri të rri më shumë në mbrojtje, atë bëj. Interesimi nga Juventusi? Thjesht e di që do të vinin disa skautë nga Juventusi. Unë thjesht luaj futboll, të tjerat ndodhin jashtë fushës.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/