Milani dhe Juventusi janë takuar për herë të parë në këtë sezon me njëri-tjetrin, duke premtuar një ndeshje plot spektakël që pritej me padurim nga të gjithë tifozët. Kuqezinjtë ishin të pamposhturit e Serie A dhe për këtë arsye pritej një ndeshje e luftuar ndaj bardhezinjve që prej 9 vitesh dominojnë pa konkurencë kampionatin italian.
Por pavarësisht ecurisë fantastike, Juventusi ka sjellë me këmbë në tokë Milanin, duke i shkaktuar humbjen e parë në Serie A këtë sezon. “Zonja e vjetër“ ka dalë me 3 pikët nga “San Siro“, duke triumfuar me shifrat 1-3 ndaj kuqezinjve. Kieza tundi rrjetën dy herë për bardhezinjtë, ndërsa i treti do të vinte nga Mekeni. Ndërkohë për “djajtë” ka realizuar Davide Kalabria me një supergol. Kjo humbje e Milanit ndez edhe më shumë luftën për titull, teksa Juventusi ngjitet në vendin e 4-t në renditje me vetëm 7 pikë më pak kuqezinjtë, por me një ndeshje më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/eMaxStatman/status/1346929958535520261