VIDEO/ Humbi rastin pak metra larg portës dhe shfryn nervat për të kërkuar penallti, arbitri nuk e mendon dy herë t’i tregojë kartonin Ronaldos

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Aura e Ronaldos nuk e ka më të njëjtën fuqi te arbitrat. Tashmë, sjellja e tij nuk kalon pa u ndëshkuar nga gjyqtarët. Në minutat shtesë të pjesës së parë kundër Polonisë, ylli portugez ka humbur një rast pak metra përpara portës. Topi i gjuajtur prej tij shkoi sipër traut të portës, ndërsa vetë 39-vjeçari u rrëzua së bashku me mbrojtësin kundërshtar.

Ronaldo kërkoi menjërherë 11 metërsh, por arbitri nuk ishte në të njëjtin mendim me të. Futbollisti luzitan nisi të shfrynte nervat e tij me britma dhe ankesa, çka bëri që gjyqtari kryesor i takimit të mos e mendonte dy herë për t’i treguar kartonin e verdhë. Asnjë tolerim për njërin prej lojtarëve më të mirë që ka njohur bota e futbollit./Sport Ekspres/