Cristiano Ronaldo është rikthyer të luajë në Champions League me Manchester United, të cilët janë duke luajtur kundër Young Boys. Megjithatë përpara fillimit të takimit ylli portugez është bërë protagonist i një episodi të cilin do të kishte dashur ta shmangte. Gjatë kryerjes së nxehjes, një prejt topave të gjuajtur prej tij godet një nga punonjësit e sigurisë në stadium.
Goditja ishte e fuqishme dhe menjëherë është bashkuar edhe stafi mjekësor për t’i ardhur në ndihmë. Ky është momenti kur Ronaldo tregon se humanizmi është mbi të gjitha dhe se përpara se të jetë një futbollist i madh tregon se është një njeri me zemër të madhe. 5 herë fituesi i Topit të Artë ka kapërcyer barrierat e fushës dhe ka shkuar të shohë nga afër gjendjen shëndetësore të punonjësit të sigurisë që u godit nga topi i gjuajtur prej tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Cristiano Ronaldo knocked out a steward with his shot in training before the match.
He jumped the barrier to check up on him while he received medical attention ??pic.twitter.com/YOBkqs3fEV
— DAZN Canada (@DAZN_CA) September 14, 2021