VIDEO/ Holanda në hapat e Italisë! Nuk ka “biskotë“ nga Shevçenko, Ukraina flak kualifikimin në ndeshjen e fundit

Grupi C ka ulur siparin ditën e sotme. Holanda ndjek hapat e Italisë dhe e mbyll në vendin e parë me 3 pikë të plota. Dy gola të Vijnaldum dhe një nga Depaj i japin “tulipanëve” fitoren e pastër 3-0 kundër Maqedonisë së Veriut, që largohet nga ky kompeticion pa provuar shijen e një pike të vetme.

Ndërkohë surpriza vjen në duelin tjetër. Të dyja skuadrat gjendeshin në kuotë të barabarta pikësh dhe të gjithë prisnin “biskotën” nga Shevçenko dhe Kombëtarja e Austrisë. Një barazim i dërgonte të dyja në kuotën e 4 pikëve, me Ukrainën që kualifikohej direkt dhe përballej me Italinë në Londër, ndërsa Austria do të gjendej në vendi ne 3-të por me shanse vërtetë të larta për të marrë një biletë për më tej si e 3-ta më e mirë.

Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi, teksa austriakët mposhtën verdheblutë me shifrat 0-1, ku vendosi ai gol i Baumgartner në minutën e 25. Ekipi i drejtuar nga Foda merr kështu vendin e dytë dhe do të luajë shanset me Italinë në fazën e 1/16-ve. Ukraina flak kështu kualifikimin në ndeshjen e fundit, teksa në vendin e 3-të me 3 pikë të grumbulluara ka pak ngjasa që të kalojë grupin si një prej 4 të 3-tave më të mira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/AF_Gora/status/1407028525325037571

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *