Grupi G ka marrë trajtën përfundimtare. Holanda mund të marrë frymë lirisht, teksa mbrëmjen e sotme ka prerë biletën për në Katar 2022. “Tulipanët” kanë mposhtur me shifrat 2-0 Norvegjinë, duke ruajtur vendin e parë në grup. Steven Bergëijn shënon golin e parë në minutën e 84-t, ndërsa në të 91-tën Depay i çon shifrat në 2-0. Norvegjia në krahun tjetër luante me mungesa, pasi nuk kishte në dispozicion sulmuesin Haland.
Ndërkohë vendi i dytë në grup i takon Turqisë, e cila ka përmbysur Malin e Zi në Podgoricë. Beqiraj zhbllokon rezultatin që në minutën e tretë, por turqit reagojnë me anë të Akturkoglu në minutën e 22. Në pjesën e dytë ishte një supergol i Kokçu ai që i jep fitoren Turqisë, e cila prek fazën “play off”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
— PeterV91 (@Peterv19912) November 16, 2021