VIDEO/ Heroi i Barcelonës është Dembele, afrohen më tepër me kryesuesit e La Liga-s

Barcelona fitoi në “frymën e fundit” me rezultatin 1-0 ndaj Valladolitit, me golin e shënuar nga Dembele. Katalanasit provuan të shënonin që nga starti i takimit, por vetëm në minutën e 90-të, francezi do të shënonte golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij. Ndërkohë që Valladolid ja bëri të pamundur vetes fitoren, kur në minutën e 80-të, Oscar Plano u ndëshkua me kartonin e kuq.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit në kuotën e 65-pikëve, e ndjekur nga Reali i Madridit me 63 pikë. Diferenca me vendin e parë që mbahet nga Atletiko Madridi është vetëm një pikë dhe tashmë Lionel Messi dhe skuadra e tij kanë shancin e artë për të fituar titullin kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online