VIDEO/ Harry Kane shënoi një çmenduri nga distanca, Polonia shënon në fund dhe feston si të ketë fituar Europianin

Anglia nuk arrin të dalë me tre pikët në transfertën e Polonisë, duke pësuar gol në minutën e fundit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 me të dyja skuadrat që kërkonin të mos pësonin gol. Në të dytën vazhdoi me po të njëjtin ritëm, ndërsa Harry Kane dhuroi një perlë nga distanca.

Teksa dukej se Anglia do të na bënte një “nder”, duke i rrëmbyer tre pikët Polonisë, Szymanski i “ngrin buzëqeshjen” ishullorëve dhe shënoni golin e barazimit, ndërsa është festuar si të fitohej Europiani. Me këtë barazim, Polonia zbret në vendin e tretë, ndërsa Shqipëria mer vendin e dytë në klasifikim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *