“Në pjesën e parë nuk ishim efikas”, Manaj gati për Serinë A: Për pak marr avionin dhe shkoj në Itali

Shqipëria ka sjellë gëzim në zemrat e tifozëve këtë mbrëmje, teksa si rrallë herë arrin të fitojë me një rezultat tenistik. Kuqezinjtë mposhtën 5-0 San Marinon, të cilin e dominuan tërësisht përgjatë gjithë 90 minutave. Lojtarët e Rejas dhanë reagimin e duhur dhe e mbyllin fazën e ndeshjeve të shtatorit në mënyrën më të bukur të mundshme. Në përfundim të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Manaj: “Ne duhej të fitonim, por futbolli ka edhe surpriza. Në pjesën e parë nuk gjetëm dot shumë hapësira te kundërshtari, nuk ishim efikas. Me Uzunin u ndieva shumë mirë, por edhe kur u fut Broja. Gjithashtu edhe me Cikalleshin kam bërë gola. Për pak marrë avionin dhe shkoj në Itali, për të bërë vizitat mjekësore te Spezia. Shpresoj të fitojmë të dielën me Udinezen”.

Reja: “Në pjesën e parë duhej të shfrytëzonim më tepër rastet tona, duhet të kishim shënuar 2-3 gola. Më pas kemi hedhur Brojën dhe Roshin që na dha më shumë energji dhe kundërshtari u lodh më tepër. Vendi i dytë dhe barazimi i Polonisë ndaj Anglisë? Mentaliteti ynë duhet të jetë që të fitojmë me Poloninë, Hungarinë dhe Andorrën. Duhet të marrim maksimumin e pikëve, vetëm kështu mund të kualifikohemi sigurisht. Ne po rritemi, nuk e di se çfarë do të ndodh më vonë, por jemi duke u përmirësuar. Shqipëria të kënaq kur e shikon në fushë dhe unë këtë prisja pas 1 viti e gjysmë punë. Unë mendoj se kemi shumë shpresa për të mundur Poloninë”.

Broja: “Nuk është vetëm se po luaj unë, po luan skuadra. Kemi qenë shumë mirë, kemi bërë shumë gola. Duhet të vazhdojmë kështu dhe kur të luajmë me Hungarinë dhe Anglinë. Sot kërkonim që të shënonim sa më shumë që mundeshim. Mund të bënim më tepër, por edhe me 5 jemi mirë. Para tifozëve shqiptarë është e bukur. Sa minuta më jep trajneri, unë i shfrytëzoj, mundohem. Dy gola në dy ndeshje dhe dy asist sot. Sigurisht që kjo më jep më tepër besim. Asisti te Uzuni? Është bukur kur sheh edhe gjithë shokët e tu duke u kënaqur”.

Laçi: “U ndieva shumë krenar kur shënova golin. Nuk kishte gëzim më të madh me tifozët aty, kam ende shumë emocione. Kombëtarja nuk ka titullar dhe nga pankina. Këtu jemi të gjithë të njëjtët, titullarët dhe stoli. Jemi një trup i vetëm për Shqipërinë. Të gjithë ne do japim kontributin që të ngremë Kombëtaren. Nuk luhet dot me 22 lojtarë”.

Hysaj: “Kënaqësi dhe ëndërr që të shënosh me Kombëtaren. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu. E rëndësishme që të fitonim sot, 1-0 apo 2-0. Por këto 5 gola na japin më shumë besim për ndeshjet e radhës. Dëmtim? Falë Zotit nuk ishte goditje e rëndë. Goli është gjithmonë gol, si të shënosh në 4-0 apo 5-0“./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online