VIDEO/ Hanë iftarin gjatë ndeshjes dhe mbajnë Ramazanin, por trajneri në Turqi “mbyt” lojtarin kundërshtar dhe arbitri e quan…normale

Gjatë ndeshjes së ligës së dytë turke mes Bursasporit dhe skuadrës Erzincaspor ka ndodhur një skandal i vërtetë, ku në rolin kryesor ka qenë trajneri i miqëve, Ahmet Yildirim. Ahmeti sikur harroi që ishte muaji i Ramazanit, teksa pas një konflikti verbal filloi të mbyste lojtarin e Bursasporit, Hasan Ayaroglu.

Më pas u bë bujë e madhe dhe pas qetësimit të situatës, pati vendime vërtet tronditëse të arbitrit kryesor të ndeshjes, Yaukpa Ozhan. Ndonëse sipas të gjitha rregulloreve Yildirim e meritonte të përjashtohej, arbitri nuk i dha as karton të verdhë këtij trajneri, që sigurisht është e pabesueshme. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *