VIDEO/ Halandi mund i vetëm Kosovën, ylli i Mançester Sitit i shënon 3 gola dardanëve

Kosova është përballur sot me Norvegjinë në një takim miqësor të luajtur në Oslo. Norvegjezët kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Ishte Halandi ai që mundi i vetëm dardanët. Ylli i Sitit tregoi përse është një nga sulmuesit më të mirë të botës.

Erlind Halandi mban autorësinë e të tre golave të shënuar në këtë përballje. Fillimisht norvegjezi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 15, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera, përkatësisht në minutën e 70 dhe në të 75-n. Ky ishte takimi i fundit miqësor për trajneri Foda, të cilit në shtator i duhet të udhëheqë Kosovën në Ligën e Kombeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/