Manchester City ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. “Qytetarët” kanë mposhtur Leicesterin me rezultatin 3-1, duke shkuar në kuotën e 70 pikëve. Ekipi i Guardiolës fut në panik Arsenalin me këtë fitore, teksa diferencat mes tyre tashmë janë vetëm 3 pikë.
Ndërkohë, Erling Haaland-i, me dygolëshin e tij, prek rekordin e Mohammed Salah-së. Futbollisti norvegjez regjistron 32 gola që në sezonin e tij të parë në Premier League, dy më pak se numri më i madh i golave që një lojtar ka shënuar përgjatë një sezoni në historinë e elitës së futbollit anglez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Who’s gonna stop this KDB and Haaland duo? pic.twitter.com/AFIWqnrz04
— Pickle ?? (@MCFC_Pickle) April 15, 2023