Valencia është përballur në ditën e sotme në transfertë ndaj Cartagenas për Copa del Rey. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Soler në minutën e 35. Megjitahtë ndeshja nuk shkoi aq lehtë sa pritej për ekipin e La Liga-s që nuk arriti dot të thellonte rezultatin dhe të sigurohej për fitoren. Në minutën e 74 do të akordohej penalltia për Cartagena, që kishte mundësinë e artë të barazimit.
Portieri i Valencias, Domenech, zgjodhi që të tallej dhe me guximin e çmendur luajti me rivalin. Domenech u gjunjëzua dhe po qëndronte në atë mënyrë deri në momentin që përfundoi vrulli i lojtarit kundërshtar. Sigurisht që përfundimi nuk do të ishte ndryshe, me topin që përfundoi në rrjetë dhe portieri që nuk kishte asnjë shans për ta evituar. Ndërkohë për fatin e Domenech, Valencia arriti që të shënonte në minutat shtesë duke i shpëtuar turpërimit. /Sport Ekspres/
La magia de la #CopaDelRey
Jaume Doménech ? Alfredo Ortuño pic.twitter.com/Co1ZxA0QeE
— GolenlaPreviaTW (@GolenlaPreviaTW) January 5, 2022