VIDEO/ Guardiolën nuk po mbante vendi nga goli i pësuar në sekondat e fundit, trajneri 76-vjeçar i qesh përpara fytyrës

Crystal Palace ka befasuar Manchester City-n në minutat e fundit të ndeshjes. “Qytetarët” hedhin një tjetër hap të gabuar në kampionat, duke mos arritur të marrin tre pikët kundër një rivali më të lehtë në letër. City ishte duke udhëhequr me rezultatin 2-0 deri në minutën e 76, kur Matet ngushtoi shifrat. Ndërkohë, në sekondat e fundit të lojës, Olise shkundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi barazimin 2-2.

Guardiola ka vënë duart në kokë sapo ka parë topin të shkojë në rrjetë dhe e kishte të vështirë ta kontrollonte mërzinë. Ndërkohë, si për t’ja prishur edhe më shumë mbrëmjen mendoi Roy Hodgson-i. Trajneri 76-vjeçar nisi të qeshte përpara fytyrës së Guardiolës, duke shijuar një nga momentet më të bukura në karrierën e tij. Sigurisht që nuk ndodh shpesh t’i “vjedhësh” një pikë në sekondat e fundit një prej trajnerëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *