Ai që deri më tani njhej si grupi i çudirave duket se nuk do të jetë më i tillë. Grupi ku bën pjesë edhe Shqipëria në Ligën e Kombeve përbënte një rast të rrallë në këtë kompeticion, teksa pas 3 ndeshjeve të gjitha ekipet kishin grumbulluar nga 4 pikë. Nga një fitore në transfertë, një barazim dhe një humbje në shtëpi ishin rezultatet identike të të 4 Kombëtareve.
Por situata ndryshoi mbrëmjen e sotme. Shqipëria u nda në barazim me Lituaninë, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodhi në takimin tjetër të këtij grupi. Bjellorusia ka mposhtur me shifrat 2-0 Kazakistanin, duke udhëhequr kështu në klasifikim. Me këtë fitore Kombëtares së udhëhequr nga Edi Reja i del një rival konkret për kreun e grupit, në të cilin janë pikërisht kuqezinjtë ata që shihen si favoritë për të rrëmbyer vendin e parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#NationsLeague ?????
?? FINAL DEL PRIMER TIEMPO
Con este gol de Yablonski, #Belarús vence 1-0 a #Kazajistánpic.twitter.com/AVpscoeqH4
— Camino Mundial (@caminomundialok) October 14, 2020