Ndeshja e Tiranës nuk shkoi ashtu siç duhej në Luksemburg për të gjitha arsyet. Jo vetëm për paraqitjen e ekipit në fushën e lojës, por probleme ka pasur edhe në shkallët e stadium. Nuk ka munguar përleshja mes tifozëve, këtë herë me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për përballjen që është zhvilluar brenda grupit të tifozëve të Tiranës. “JOQ” ka publikuar një video teksa shihen grushtat dhe shkelmat, por ende nuk bëhet e ditur arsyeja e përplasjes. /Sport Ekspres/