Barcelona nuk po gjen dot ritmin e duhur këtë sezon. Rigjenerimi i ekipit me talente të reja kërkon kohën e vetë dhe po jep efekte negative në këto javë të para. Granada shokon katalanasit në “Kamp Nou“ me një gol të shënuar pa nisur mirë ndeshja.
Vetëm 85 sekonda u kanë mjaftuar për të gjetur rrjetën e mbrojtur nga Ter Shtegen. Pas një harkimi në zonë, Duarte godet me kokë dhe nuk e ka të vështirë të shënojë në një portë thuajse të zbrazët. Një gol kaq i hershëm nuk është pritur mirë nga ekipi i Barcelonës dhe fytyra e Koeman e tregon qartë zhgënjimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/patopeloteros/status/1440030050527506433