Në ditën e sotme janë zhvilluar tre takimet e Kupës së Shqipërisë, atje ku kemi pasur shumë gola të shënuara. Flamurtari ka fituar thellë ndaj Gramshit në shifrat 4-1, ku golit të Barry, Dokut dhe dopietës së Berishës, iu përgjigj Sadiq me golin e nderit. Nga ana tjetër edhe Naftëtari ka shënuar një gol nderi ndaj Skënderbeut me Agalliun.
Ndërkohë Musa, Bismark, Braga dhe Thomas, vendosën fitoren e thellë. Besëlidhja është duke u ndeshur aktualisht ndaj Sopotit, me ndeshjen që po vazhdon në shtesë dhe po fitohet në shifrat 2-1. /Sport Ekspres/