Myrto Uzuni ka shënuar një gol me shumë peshë në La Liga. Sulmuesi i Shqipërisë hyri nga stoli në minutën e 70 në ndeshjen mes Almerias dhe Granadas, për shkakun e dëmtimit. Vendasit po kryesonin në pjesën e parë me shifrat 3-0, por ndeshja nuk shkoi sipas planeve të tyre. Uzuni arriti që të barazonte rezultatin në 3-3 me golin e shënuar në minutën e 86. /Sport Ekspres/