VIDEO/ Goli në minutat e fundit i jep shpresë Vllaznisë, arbitri ishte “makthi” i shkodranëve në humbjen me Shiroki Brijeg

LIVE, Shiroki-Vllaznia 3-1 Staniç 43′(p), 53′ (p), Lukiç 77’/ Çoba 90’+2′

Është mbyllur ndeshja e parë në Ligën e Konferencës për Vllazninë. Shkodranët largohen me një humbje 3-1 nga Bosnje dhe Hercegovina, në përballje që u vulos nga vendimet e arbitrit kryesor. Dy penallti janë akorduar në favor të skuadrës së Shiroki Brijeg dhe kapiteni Staniç nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën. Vllaznia ka gjetur golin në minutën e dytë të shtesës, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për një kualifikim në “Loro Boriçi”.

Por si për të mos mjaftuar rezultati dhe 11 metërshat e dhënë, kuqeblutë duhet të vuajnë edhe kartonët e dhënë nga gjyqtari. Aleksei Matiunin ka shfaqur plot 12 herë kartonin e verdhë për skuadrën e Vllaznisë, ndërsa Brdariç dhe Krymi do të mungojnë në sfidën e kthimit pasi janë ndëshkuar me karton të kuq./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *