Grupi H ka marrë tashmë pamjen e tij përfundimtare, teksa mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy sfidat e mbetura të tij. Juventusi i Alegrit ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër Malmos me anë të golti të Kean në minutën e 18, e cila i ka mjaftuar për të shkuar në krye të grupit. Kjo edhe falë dhuratës së bukur të ardhur nga Rusia.
Zeniti ka barazuar në frymën e fundit kundër Chelsea-t, duke i dërguar këta të fundit në vendin e dytë. Ndeshja u mbyll me shifrat 3-3 dhe ishte Ozdoev në minutën e 94-t që vulosi gjithçka. Juventusi shmang “ferrin” me pozicionimin në vendin e parë, teksa në short nuk do të mund të vihet përballë gjigantëve si Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Real Madrid. Megjithatë goglat mund të rezervojnë ende rivalë të rrezikshëm, si PSG apo Atletiko Madrid.
Ndërkohë në krahun tjetër, pavarësisht se renditet në vendin e dytë, Chelsea eliminon 2 ekipe pretendente. Skuadrat nga e njëjta federatë futbolli nuk do të përplasen me njëra-tjetrën në fazën e 1/16-ve, kështu që Manchester City, Liverpool nuk do të shortohen kundër bluve të Londrës. Madje listës mund ti shtohet edhe Manchester United mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOAL: 90+4' Zenit 3-3 Chelsea (Magomed Ozdoev)#UCL #CFC #ZENCHE
Follow for more goals @ronaldmorgan_ https://t.co/fSIpGlGzC4
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) December 8, 2021
https://twitter.com/WFTV16/status/1468664102121656322