Në futboll, shpesh kemi parë gola nga më të ndryshmit, teksa është normale që ato që kanë realizime të bukura mbeten në memorie. Gjithsesi, janë edhe disa gola të veçantë, që shpesh bëjnë shumë përshtypje, për mënyrën e çuditshme të realizimit, si rasti që ka ndodhur nga Arabia Saudite.
Në sfidën e luajtur mes Al Batin dhe Al Hilal, e vlefshme për Ligën e parë të Arabisë Saudite, është shënuar një ndër golat më të çuditshëm të historisë së futbollit. Në minutën e 25-të Al Batin, shënuan, duke barazuar kryesuesit e Al Hilal, ku autor i golit ishte Xhonatan.
Sulmuesi i Al Batin u gjend i lirë në zonë dhe i vetëm me portierin gaboi, teksa në momentin që goditi topin u rrëzua. Gjithsesi, pavarësisht se ishte i rrëzuar, braziliani arriti të shtang gjithë mbrojtjen e Al Hilal, duke goditur i shtrirë dhe duke çuar topin në rrjetë. Një gol mjaft i veçantë nga Arabia e largët.