VIDEO/ Goli i shënuar nga Armando Sadiku, në Spanjë: Lëvizje tipike të një “9”

Armando Sadiku ka rikthyer golin në statistikat e tij, pas një pushimi prej 270 minutash. Kohë e konsiderueshme për një sulmues që të shkëputet nga rrjeta, por në përballjen ndaj Zaragozas arriti që të realizonte që në minutën e 3.

Media spanjolle, “Eldesmarque”, e ka vlerësuar sulmuesin shqiptar për golin e tij të sotëm, duke i konsideruar tipike të një lojtari “9”. Në fillim duke gjetur mënyrën për të “mashtruar” mbrojtësin kundërshtar dhe për t’u tërhequr në momentin e duhur, pastaj për të dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë kjo nuk i ka mjaftuar Malagas, që ka një krizë të rezultateve dhe nuk po arrin që të gjejë tre pikëshin e qetësisë në kampionat. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online