VIDEO/ Goli i pësuar nga Berisha futet te videot qesharake, iu prezantua Immobiles si mbrojtës

Lazio ka shkatërruar ditën e sotme ekipin e Spalit me shifrat 5-1. Ekipi kryeqytetas  nuk ka pritur gjatë për të shkuar te goli, teksa shënon që në minutën e 3-të të takimit me anë të të përhershmit Immobile. Ky i fundit do të dërgonte topin në rrjetë sërish në mnutën e 29, ku do të shfrytëzonte edhe atë dalje të gabuar të Etrit Berishës. Portieri kuqezi la portën e tij për të ndjekur nga pas Immobile-n, duke dalë kështu nga detyra e tij e portierit për të bërë atë të mbrojtësit. Por gjërat nuk i shkuan sipas planit, pasi golashënuesi më i mirë i momentit nuk mund ta linte pa shfrytëzuar këtë dalje të pastudiuar për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Lazion.

Këta të fundit do të dërgonin edhe njëherë tjetër topin pas shpinës së Berishës për ta mbyllur pjesën e parë në shifrat 4-0. Ndërkohë në 45 minutat e dyta të lojës nuk janë rezervuar aq shumë gola sa në të parën, megjithëse në listën e shënuesëve do të kishte vend edhe për sulmuesin 20-vjeçar të Lazios Adekanye. Goli i nderit për ekipin e Spalit do të vinte në minutën e 65 nga Missiroli, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare të takimit./Sport Ekspres/

https://twitter.com/1haribo1/status/1223983396336087044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *