Një Shqipëri thuajse në perfeksion ishte ajo ndaj Spanjës, por edhe njëherë tjetër gabojmë duke i dhuruar kundërshtarit. Pavarësisht emrit të madh në letër dhe përbërjes cilësore, spanjollët nuk po e vendosnin seriozisht në vështirësi Berishën. Goli i parë do të vinte në minutën e 75 nga Ferran Torres.
Gabimi i Keidi Bares në pasim dhe kundërshtarët arritën të tundin rrjetën. Megjithatë nisi e gjitha nga Marash Kumbulla që dha një top të guximshëm te mesfushori i Espanjolit, që ishte i rrethuar nga kundërshtarët. Berat Gjimshiti i kërkoi një tjetër zgjidhje Kumbullës për të hapur topin në krahë, por mbrojtësi i Romë zgjodhi kombinimin mes zonave të ngushta që rezultoi fatal. /Sport Ekspres/