PSG ka hedhur një hap fals mbrëmjen e sotme. Klubi francez nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në Portugali. Megjithëse me një 11-she yjesh që vlejnë me miliona euro në treg, parisientët nuk mund të marrin më shumë se një pikë mbrëmjen e sotme. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22-të, atëherë kur Lionel Mesi nxjerr nga repertori i tij një perlë si në kohërat e arta te Barcelona.
Goli i argjentinasit ishte “ilaç” për sytë, por sidoqoftë në fund nuk përkthehet me tre pikë. Në minutën e 41-të Danilo shënon një autogol dhe rezultati do të mbetet i tillë deri në fund të ndeshjes. Sytë ishin të drejtuar nga Mbape këtë mbrëmje, por francezi është lënë në hije nga mbrojtja e Benfikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MessiMX30iiii/status/1577741467157774340