Armando Broja gjen vend edhe kundër Milanit në Champions League, Chelsea merr fitoren e madhe për vendin e dytë

Chelsea ka marrë fitoren e madhe, të parën të vërtetë me Potter. Pas një nisje skandaloze të Champions League, londinezët kanë arritur që të fitojnë ndaj Milanit me shifrat 3-0, duke qenë përkohësisht në vendin e dytë, me të njëjtën kuotë pikësh me kuqezinjtë, katër të tilla.

Golat janë realizuar nga Fofana, Aubameyang dhe James. Ndërkohë sa i përket Armando Brojës, sulmuesi shqiptar ka gjetur vend edhe në këtë takim, duke u aktivizuar në minutën e 75. Me ardhjen e Potter në krye, lojtari i Shqipërisë nuk ka qëndruar asnjëherë në stol për 90 minuta, ndryshe nga koha e Tuchel. Një sinjal i mirë dhe i qartë ky se për këtë lojtar do të ketë më shumë mundësi në të ardhmen. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online