Hulku po përjeton një rini të dytë në Brazil. Sulmuesi i njohur ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me golin, duke shënuar çdo ditë e më shumë gola të të mrekullueshëm. Hulku ka shënuar kundër Cruzeiro-s golin e tij të karrierës. Goditjet e dënimit janë kthyer në 11 metërsha për të, teksa së fundmi shënon me lehtësi nga gjuajtjet e lira.
Megjithëse në një distancë të konsiderueshme dhe në një kënd të vështirë, lojtari i Atletico Mineiros ia ka dalë të shkundë rrjetën kundërshtare. Goditja e tij ishte mjaft e fuqishme dhe përfundon në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit për të ndalur topin. Një gol me vlerë të veçantë për të, gjë që dallohet nga festa e çmendur e Hulkut pas golit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? SENHORAS E SENHORES: HULK pic.twitter.com/kGI73TbiNB
— galonews.com.br (@GaloNews_) February 14, 2023