VIDEO/ Goli i javës në La Liga, shihni “predhën” e Dani Parejos që ishte për “kornizë”

Lojtari i Villareal, Dani Parejo ka realizuar një gol fantastik kundër Real Sociedadit, e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës. Pas një krosi të gabuar në minutën e 3-të nga ana e “të verdhëve”, topi u rikthye jashtë zonës së rreptësisë. Megjithatë pa e ndaluar topin, Parejo ka lëshuar “një predhë”, e cila përfundoi në rrjetë.

Distanca e golit ishte 30 metra, çka e bën golin akoma më të bukur. Mbështetësit e futbollit spanjoll e kanë votuar golin e Parejos në rrjete sociale, si më të bukurin e javës. Real Sociedadi arriti  të barazojë sfidën në 1-1 vetëm në minutën e fundit të takimit, teksa Isak shndërroi në gol  jë aksion të ardhur drejt tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online