Lojtari i Villareal, Dani Parejo ka realizuar një gol fantastik kundër Real Sociedadit, e cila ishte e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës. Pas një krosi të gabuar në minutën e 3-të nga ana e “të verdhëve”, topi u rikthye jashtë zonës së rreptësisë. Megjithatë pa e ndaluar topin, Parejo ka lëshuar “një predhë”, e cila përfundoi në rrjetë.
Distanca e golit ishte 30 metra, çka e bën golin akoma më të bukur. Mbështetësit e futbollit spanjoll e kanë votuar golin e Parejos në rrjete sociale, si më të bukurin e javës. Real Sociedadi arriti të barazojë sfidën në 1-1 vetëm në minutën e fundit të takimit, teksa Isak shndërroi në gol jë aksion të ardhur drejt tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Yo me retiro pic.twitter.com/M8WyUtXND3
— Pulpista (@pulpista) January 30, 2021