Hysen Memolla është duke gjetur formën më të mirë në Finlandë, te ekipi i KPV Kokkola. Pas një aventure zhgënjyese në Itali dhe Kroaci, mbrojtësi i Shqipërisë e ka gjetur ritmin pas transferimit të ri.
Megjithatë në Finlandë kampionati kishte filluar dhe KPV Kokkola po luftonte në vendet e fundit të renditjes. Memolla do të realizonte si një “sulmues” në debutim, ndërsa edhe në përballjen e sotme të fituar në transfertë ndaj SJK, ka arritur të realizojë golin e sigurisë.
Ekipi i tij fitojë me rezultatin 0-2, ndërsa tani po luhet një kampionat më vete me ekipet e vendit të fundit. Një trepikësh jetik për të luftuar me qendrimin në elitë, megjithëse përpara janë edhe dy beteja të tjera të rëndësishme. /Sport Ekspres/