VIDEO/ “Goli i anuluar? Kessie mu betua se që nuk e preku me dorë“, Pioli: Duhet të shtërngojmë dhembët

Milani e ka mbyllur në barazim 1-1 aktin e parë me Manchester United në Europa League. Ndeshja mund të ishte mbyllur edhe me fitoren e kuqezinjve, por pas rishikimit të pamjeve me VAR arbitri kryesor vendos të anulojë një gol të bukur të Kessie. Në përfundim të takimit Pioli ka dalë në konferencë për media, ku ka folur për javët sfilitëse që i presin përpara. Gjithashtu ka zbuluar edhe çfarë i ka thënë Kessie për atë gol të anulluar.

“Ne kemi luajtur me personalitet, kemi qenë një ekip në të dy fazat e lojës. Rezultati është pozitiv, nuk e mbyll kualifikimin. Loja e sotme është vazhdimi i provave të bëra në Romë dhe Verona. Shpresoj të rikthej dikë deri të dielën.

Është një moment vendimtar për sezonin, ne kemi një sezon në të cilin duhet të shtrëngojmë dhëmbët sepse kemi ndeshje të rëndësishme si Napoli, Manchester United dhe Fiorentina dhe atëherë do të kemi kohë për të marrë frymë.

Goli i anuluar i Kessie? Kessié m’u betua se nuk e bëri atë me dorën e tij. Por nuk e kam parë akoma”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FOOTBALL_D9INE/status/1370074953219907589

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online