VIDEO/ Goli i 6 në 6 ndeshjet e fundit, Vrioni ka rigjetur formën e tij më të mirë në MLS

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Xhakomo Vrioni ka rigjetur formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht me fanellën e New England Revolution. Së fundmi, 25-vjeçari ka tundur rrjetën e Orlando City-t. Vrioni zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 23-të, por pa mundur t’i japë pikë skuadrës së tij.

Orlando City përmbysi ndeshjen në 1-3 në pjesën e dytë. Ky ishte goli i 6 në 6 ndeshjet e fundit për Xhakomo Vrionit. Tashmë ish-lojtari i Juventusit numëron 8 gola dhe 1 asist në këtë sezon të MLS-së./Sport Ekspres/