VIDEO/ Goli dje në Champions erdhi si një magji në “Futsal”, e shënoi lojtari që nuk jep kurrë intervista

Benfica vazhdon të argëtohet në Champions League. Në ndeshjen e kthimit, portugezi e mposhti 5-1 Club Brugge dhe fitoi biletën e çerekfinales.

Skuadra portugeze shënoi golin e epërsisë në minutën e 38-të. Lojtari më i mirë i Benfikës, Rafa Silva, bëri magji të vërtetë si në “Futsal” .

Silva mori një top të vështirë në zonën e rreptësisë, e trajtoi atë shkëlqyeshëm mes disa kundërshtarëve dhe shënoi një gol me pjesën e jashtme të këmbës.

Të shohësh një magji të tillë në një kompeticion si Champions League nuk është një dukuri e përditshme dhe mund të kryhet vetëm nga mjeshtra si Silva.

Interesant është fakti se, ndryshe nga yjet e tjerë, Silva nuk ekspozohet fare, ai bën një jetë të qetë dhe diskrete, nuk jep kurrë intervista për mediat dhe nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *