VIDEO| “Golazo” nga Meksika, roveshata perfekte e Funes Morit

Goli më i bukur i mesjavës nuk ka ardhur nga ndeshjet e Champions League ose Europa  League, por nga kampionati Meksikan. Autori i golit është sulmuesi meksikan i skuadrës së Monterrei, Rohelio Funes Mori.

Në minutën e 60-të të takimit ndaj skuadrës së Santosit, Funes Mori kreu një kryevepër, duke stopuar me gjoks një top të harkuar, që më pas e dërgoi drejt rrjetës me një roveshatë të përkryer. Goli rezultoi vendimtar, pasi takimi u mbyll me fitoren e ngushtë 1 – 0 të vendasve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *