Golat nga portierët janë të veçantë, pasi rrallë ndodh që të lënë portën e tyre dhe të tentojnë që të ndëshkojnë kundërshtarët. Ndodh rrallë dhe kryesisht në minutat e fundit, por ka dhe raste të veçanta. I tillë është rasti i portierit të Jordanisë, i cili ka shënuar nga porta në portë, një gol që do e mbajë mend gjatë.
Në miqësoren që u zhvillua dje mes Indisë dhe Jordanisë, këta të fundit po udhëheqin me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Amir Shafi, i cili është portieri i Jordanisë.
“Gardiani” i portës së Jordanisë, ka shënuar një gol nga thuajse 90 metra, teksa në momentin që ka gjuajtur topin për të nxjerrë skuadrën e tij përpara, topi ka shkuar në fundin e rrjetës, me portierin kundërshtar, që ishte i papërgatitur për një goditje të tillë.
Një gol i rrallë që nuk duhet humbur dhe i gjithi për t’u shijuar. Nuk ndodh çdo ditë që të shohim gola të tillë, aq më tepër nga një portier, i cili nuk është as zgjedhje e parë në përfaqësuesen e Jordanisë.