Lindon Selahi ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen për vendin e parë në Kroaci. Mesfushori shqiptar i ka dhënë barazimin Rijekës kundër Hajdukut të Splitit. Këta të fundit po udhëhiqnin lojën me rezultatin 2-1 në pjesën e parë, ndërsa në sekondat e para të pjesës së dytë ishte Selahi ai që ktheu sërish baraspeshën.
Një gol mjaft i rëndësishëm ky për lojtarin shqiptar, i cili i dha ekipit një pikë mjaft të vyer. Një pikë e cila bëri që Rijeka të ruante vendin e parë në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Hajdukun e Splitit./Sport Ekspres/