Napoli e ka mbyllur në shifrat 1-0 pjesën e parë të takimit kundër Romës. Ndeshja tashmë po vendoset nga ajo perlë e ardhur nga këmbët e Lorenco Insinjes. Kapiteni i Napolit ka kthyer në gol një goditje dënimi, ku falë një kryevepre e dërgon topin në rrjetë.
E sigurisht nuk mund të mungonte një homazh për legjendën e klubit, fenelllën e të cilit e mban veshur, Diego Armando Maradonën. Kapiteni i skuadrës napoletane vrapon menjëherë të marrë fanellën me numër 10 të ish-yllit argjentinas, të cilën e tregon përpara kamerave të stadiumit dhe më pas e puth për të shfaqur respektin e tij ndaj kësaj figure të sportit. Një gol fantastik dhe një festim i tillë, asgjë më tepër nuk mund të kërkohej për të nderuar një peshë të rëndë të futbollit si Maradona./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lorenzo Insigne: tiro libre maradoniano y homenaje en el festejo a Diego. Todo lo que está bien. https://t.co/l4O0MQFNoJ
— Emanuel Respighi (@erespi) November 29, 2020