Kukësi ka si objektiv jo vetëm ngritjen në tabelën e klasifikimit, por edhe akademinë. Safet Gjici e ka thënë prej kohësh që verilindorët do të kërkojnë që të prodhojnë sa më shumë futbollistë për të ardhmen.
Ekipi i U-21 drejtohet aktualisht nga Oltijon Kërnaja. Në ndeshjen e fundit mes Kukësit dhe Bylisit U-21 e mbyllur në shifrat 3-3, ka pasur një realizim spektakolar. Ai mban firmën e Marjus Kolës që shënoi nga këndi i pamundur me goditje dënimi. /Sport Ekspres/