VIDEO/ Gol “alla Sterling” te i pari me fanellën e Chelsea, anglezët arrijnë që të fitojnë me Udinezen

Chelsea ka arritur që të fitojë në miqësoren kundër Udinezes. Anglezët e thirrën Armando Brojën me shpejtësi, megjithëse sulmuesi shqiptar nuk ishte as në stol për këtë takim. Trajneri Tuchel ka vendosur që lojtari të mos aktivizohet duke parë se vjen nga një dëmtim.

Ndërkohë Chelsea fitoi me shifrat 1-3 në këtë ndeshje. Në fillim ishte Kante që lëshoi një predhë në minutën e 20. Më pas ishte momenti që Sterling të gjente golin e parë me Chelsea. Një gol “alla Sterling” që shquhet për driblimet dhe lojën e tij të bukur, por nuk arrin të gjejë rrjetën.

Megjithëse ishte para portierit, Sterling nuk arriti të shënonte menjëherë, por falë përplasjes së topit në trup në mënyrë aksidentale do të vinte goli i dytë. Sa i përket realizimit të tretë mendoi Mount. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *