Lucas Lovat ka qenë protagonist i një veprimi antisportiv mbrëmjen e djeshme. Lojtari i Slovan Bratislava-s la fushën e lojës përpara kohe për shkak të një ndërhyrjeje skandaloze kundrejt Edon Zhegrovës. Braziliani, në pamundësi për t’i rrëmbyer topin sulmuesit shqiptar, e godeti me shkelm nga këmbët dhe më pas e tërhoqi nga fanella.
I menjëhershëm ishte veprimi i arbitrit, i cili i tregoi 26-vjeçarit kartonin e kuq. E si për çudi, Lovati kundërshtonte vendimin e gjyqtarit dhe bënte me shenjë se nuk e meritonte daljen nga fusha e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/