VIDEO/ Gjuajta që asnjë portier nuk do të donte ta priste, Hulku shkund rrjetën me 119 km/h

Hulk vazhdon të shënojë gola spektakolarë edhe në moshën 36-vjeçare. Sulmuesi brazilian ka shënuar dy herë nga goditja e dënimit mbrëmjen e djeshme në fitoren 3-0 të Atletico Mineiros kundër Democrata-s.

Por ai që tërhoqi më tepër vëmendje ishte goli i tij i dytë. Hulk njihet për gjuajtjet e tij mjaft të fuqishme dhe forcën e tij e tregoi edhe kundër Democrata-s. Lojtari 36-vjeçar realizoi një gjuajte, me të cilën i dha topit shpejtësinë 119 km/h. Një goditje mjaft e fortë, aq sa asnjë portier nuk do të dëshironte ta priste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online