Hulk vazhdon të shënojë gola spektakolarë edhe në moshën 36-vjeçare. Sulmuesi brazilian ka shënuar dy herë nga goditja e dënimit mbrëmjen e djeshme në fitoren 3-0 të Atletico Mineiros kundër Democrata-s.
Por ai që tërhoqi më tepër vëmendje ishte goli i tij i dytë. Hulk njihet për gjuajtjet e tij mjaft të fuqishme dhe forcën e tij e tregoi edhe kundër Democrata-s. Lojtari 36-vjeçar realizoi një gjuajte, me të cilën i dha topit shpejtësinë 119 km/h. Një goditje mjaft e fortë, aq sa asnjë portier nuk do të dëshironte ta priste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Hulk scored two free-kicks last night, the second of which was flashed at 119km/h! ?
Hulk being Hulk. ???pic.twitter.com/ChdrcZC3ti
— Football Tweet ?? (@Football__Tweet) February 9, 2023