Një ndeshje joreale ishte ajo e derbit të javës së 31-të të Serisë A të Brazilit që u zhvillua në Rio de Zhaneiro nga pretendentët për titullin kampion Botafogo dhe Palmeiras. Vendasit po kryesonin në shifrat 3-0, derisa talenti i transferuar te Real Madrid dhe që aktualisht luan te Palmerias në huazim, Endrick, ngushtoi diferencën në të 51.
Adreylson e la Botafogon me 10 lojtarë në të 75, ndërsa Soares humbi penalltinë në të 83 te vendasit, duke shpërdoruar mundësinë për 4-1. Më pas ndodh çudia e madhe, Palmerias përmbysi gjithçka në minutat e fundit duke përfunduar në 3-4. /Sport Ekspres/