VIDEO/ Gjithçka kalon nga këmbët e Qazim Laçit, pasim nga mesfushori dhe Albion Rrahmani tund rrjetën

Sparta e Pragës ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Jablonec në kampionat. Sparta e Pragës ka pasur jo pak luhatje në këtë sezon, teksa veçanërisht në Champions League ka marrë disa humbje të thella.

Por edhe në kampionat janë bërë shumë hapa të gabuar, ndërsa Qazim Laçi po kthehet në liderin e kësaj skuadre, për ta nxjerrë nga momenti i vështirë. Në fitoren e sotme, të dy golat kanë ardhur nga këmbët e Lacit.

Në golin e parë, asistimi i mesfushorit të Shqipërisë shkoi për Albion Rrahmanin, ndërsa në të dytin , Qazim Laçi gjeti Olatunjin, atje ku u realizua edhe goli i fitores. /Sport Ekspres/