VIDEO/ Gjimsiti i pafat me dëmtimet! Gafë qesharake e portierit të Romës, Atalanta zbret Mourinho-n nga zona Champions

Atalanta-Roma ka përfunduar me fitoren 3-1 të bergamaskëve. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 39, kur Pasalic-i e dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë të takimit, ishte përsëri Atalanta ajo që gjeti e para golin. Rafael Toloi dyfishoi shifrat në minutën e 74-t, duke ndezur festën në Bergamo.

Roma kundërpërgjigjet me anë të kapitenit Pellegrini, që në minutën e 83-të ngushton diferencat. Por festa zgjat vetëm për pak sekonda, teksa Koopmeiners shënon golin e tretë për Atalantën. Bergamaskët marrin tre pikë mjaft të vyera mbrëmjen e sotme, ndërsa bëjnë edhe më të bukur garën për një vend në Champions League. Roma e Mourinho-s zbret nga zona Champions, duke u renditur tashmë në vendin e pestë në Serie A.

Ndërkohë një mbrëmje e pafat ka qenë kjo e sotmja për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi shqiptar ishte duke zhvilluar një ndeshje mjaft pozitive, por u detyrua të linte fushën përpara kohe. Tammy Abrahami ka bërë një ndërhyrje të gabuar kundrejt Gjimshitit, i cili më pas e kishte të pamundur të vazhdonte më gjatë lojën. Gasperini ndërhyn nga stoli, duke qenë i detyruar ta zëvendësojë në minutën e 74-t të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online